Covid 19 në botë, mbi 19.6 milionë të infektuar

 

Sipas të dhënave të universitetit amerikan Xhons Hopkins, ka shkuar në mbi 19.6 milionë numri i të infektuarve nga koronavirusi në mbarë botën, prej të cilëve më shumë se 727 mijë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë të vdekur nga Covid 19.

Në vend të dytë për nga numri i të infektuarve dhe viktimave renditet Brazili, që numëron mbi 3 milion të infektuar dhe më shumë se 100 mijë të vdekur.

Pason India me rreth 2.1 milion të infektuar me koronavirus dhe 52 mijë vdekje të shkaktuar nga Covid19. /21Media

Back to top button