Mbi 5 milionë të infektuar me COVID-19 në SHBA

 

SHBA vazhdon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Deri sot në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë të vdekur nga COVID-19.

Drejtori i institutit doktor Christopher Murray tha në një deklaratë se nëse 95 përqind e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.

Të mërkurën Doktor Anthony Fauci i tha agjencisë “Reuters” se deri në fund të vitit mund të zhvillohet një vaksinë që funksionon e është e sigurt. Por presidenti Trump ofroi një qasje më optimiste, duke thënë se ishte e mundur që Shtetet e Bashkuara të kishin një vaksinë kundër koronavirusit deri për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit./21Media

Back to top button