Covid-19, nga 1 shkurti vdiqën 38 persona

Fillimi i vitit 2022 ka sjellë rritje të dukshme të rasteve me COVID-19 në Kosovë, Kurse në muajin shkurt është rritur numri i viktimave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë nga 1 shkurti si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 38 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 995.
Në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 216 pacientë. Në raportin e fundit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), është bërë  e ditur se 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 17 pacientë
IKSHPK vazhdimisht po u bënë apel qytetarëve që të vaksinohen. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button