Blero nostalgjik, kështu dukeshin ai dhe Afrona para gjashtë viteve

Një prej çifteve më të popullarizuara të skenës shqiptare, Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë paraqitur në fotografitë e fundit në një stil që nuk jemi mësuar t’i shohim.
Blero ka postuar një fotografi teksa shihet se ajo fotografi daton që nga 2016-ta. Pra, është pikërisht koha kur ai e ka publikuar këngën ”Rren”, ku në videoklip paraqitet Zaimina Vasjari.


Ndryshe, Blero dhe Afrona kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit 2019.


Ndërsa, projekti i fundit nga Blero është ”Hej aman”, të cilin e ka publikuar më 26 nëntor të vitit të kaluar./21Media

Back to top button