Covid-19, për herë të parë që nga shtatori nuk u konfirmua asnjë i vdekur

 
Tetë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 9 pacientë të shëruar nga Covid-19.
“Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Virusi është larg nga mposhtja, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi në masë”, kanë theksuar nga Ministria e Shëndetësisë./21Media

Back to top button