Një i vdekur, 7 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 7 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 103 qytetarë.
Personi i vdekur gjatë 24 orëve të fundit është një grua nga Gjakova.
Siç ka informuar ministria, në total numri i rasteve aktive është 434.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.”, ka informuar ministria./21Media