COVID-19: Varianti i ri edhe në Kosovë

Nga 30 mostra të dyshimta dolën tre të infektuar

Varianti i ri i koronavirusit është paraqitur edhe në Kosovë. Kështu u bë e ditur pas pranimit të rezultateve të 30 mostrave të dyshimta që javë më parë u dërguan për ekzaminim në Gjermani. Nga këto mostra dolën tre të infektuar me variantin e ri të Covid19. Drejtues të institucioneve të Shëndetësisë, thanë se aktualisht situata është nën kontroll dhe se nuk ka nevoja për masa kufizuese shtesë./21Media

Back to top button