Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Pranimin e propozimit të planit evropian nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel e ka mirëpritur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Cramon ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.
“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozimit – Marrëveshjes BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka shkruar në Twitter.
Cramon tha se pret që dialogu të ketë përshpejtim dhe konstruktivitet duke theksuar se kjo do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”, shkroi Cramon./21Media 

Back to top button