Cramon i reagon ashpër Dodikut: Mbaje fjalën, ratifiko marrëveshjen për letërnjoftimët

Procesi i lëvizjes vetëm me letërnjoftime me Bosnje e Hercegovinën po bllokohet nga kreu i Republika Srpska”, Millorad Dodik. E lidhur me këtë ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo i ka bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën dhe të ratifikojë marrëveshjen.
“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme”, ka shkruar Von Cramon.
“I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën “, ka thënë ajo.
Kosova ka ratifikuar në Kuvendin e saj marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, që përfshijnë edhe lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnje e Hercegovinën./21Media

Back to top button