Ministri grek i transportit jep dorëheqjen pas një aksidenti fatal të trenave

(Lajm i përditësuar)

Ministri grek i transportit Kostas Karamanlis ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një përplasjes fatale të trenave që ndodhi në Greqi të martën, raporton transmetuesi publik shtetëror ERT.

Përplasja, si pasojë e së cilës vdiqën të paktën 36 persona, ndodhi katër orë në veri të Athinës.

Përplasja e trenave, Kurti: Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar popullin grek pas tragjedisë që ndodhi atje ku dy trena u përplasen duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Kurti në një postim në Twitter tha se Kosova qëndron me popullin grek gjatë kësaj tragjedie.
“Ndjenjë që të copëton zemrën, të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli grek është në mendimet dhe lutjet tona”, shkroi ai.


Pamjet me dron tregojnë pasojat e përplasjes së trenave në Greqi
Pamjet me dron të dërguara nga afër Larisa tregojnë gjendjen pas përplasjes vdekjeprurëse hekurudhore – me shërbimet e urgjencës në vendngjarje.
Shërbimet e urgjencës punuan gjatë gjithë mbrëmjes për të çliruar të mbijetuarit nga rrënojat e përplasjes së trenit.

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, sipas brigadës së zjarrfikësve.


Përplasja e trenave në Greqi, presidentja Osmani: Zemrat tona janë me popullin grek
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Greqi,  ku si pasojë e përplasjeve së dy trenave vdiqën dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ajo përmes  një postimi në Twitter tha se “Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. “
“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.”, shkroi Osmani
I mbijetuari rrëfen tmerrin pas përplasjeve të trenave në Greqi: Kishte shumë gjak…
Pas tragjedisë që ndodhi në Greqi ku u përplas dy trena duke shkaktuar dhjetëra viktima e të lënduar.
Një pasagjer i cili ishte në vagonin 6 foli rrëfeu ngjarjen.
“Kishte tre përplasje, secili më i vogël se tjetri. Në vagonin tim u godit vetëm një grua të cilën e ndihmova menjëherë,u plagos pak në vetull, asgjë shumë serioze. Më pas u përpoqa me disa persona të tjerë t’i nxirrja shumica, gra, të moshuar sepse ishte më e vështirë t’i lëvizja me valixhet”, tha fillimisht pasagjeri i ri.
“Ishte një vajzë 6 muajshe që u përpoqa ta gjeja, nuk e gjeta, por për fat erdha këtu, fola me nënën e saj dhe më tha që është në Selanik, faleminderit Zotit. Shumica e njerëzve në vagonin tim ishin mirë.
Pastaj u përpoqa të shkoja në vagonët 5, 4, 3 për të nxjerrë sa më shumë që munda. Çfarë t’ju them, shumë gjak, më ka kapur ankthi, as nuk di të flas. Gjërat ishin tragjike…U përplas vagoni 2, pra aty ku është kafeteria, e cila duhet të ketë pasur më shumë viktima dhe që as nga poshtë nuk mund t’i afroheshe. Ishte në zjarr, ishte plot flakë, u përpoqa të kaloja nën disa mbeturina, nuk mund të merrje frymë, nuk mund të kaloje atje”, shtoi ai


8 : 15-Të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi
Punonjësit e shpëtimit janë në një kërkim për të mbijetuarit pas një përplasjeje kokë më kokë midis dy trenave në Greqinë qendrore, duke  lënë të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra të plagosur.
Të paktën 32 persona u vranë dhe më shumë se 85 u plagosën kur një tren pasagjerësh që transportonte më shumë se 350 persona u përplas me një tren mallrash të martën në mbrëmje, pak para mesnatës, në Tempi, Greqia qendrore, pranë qytetit të Larisës, tha Shërbimi Grek Zjarrfikës. .
Përpjekjet për rikuperim janë duke u zhvilluar, me fokus në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve, tha Shërbimi Grek Zjarrfikës., shkruan CNN përcjell portali rtv21.tv
Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga kryeqyteti Athina për në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, i cili është i njohur për festivalet e tij dhe jetën e gjallë kulturore. Përplasja pason një karnaval mbarëkombëtar në fundjavë, i cili përfundoi me një festë publike të hënën.
Imazhet në transmetuesin publik shtetëror të Greqisë ERT treguan shtëllunga tymi të dendur që derdheshin nga vagonët e rrëzuar dhe radhët e gjata të automjeteve të shpëtimit pranë tyre.
Imazhet treguan gjithashtu disa pasagjerë të mbijetuar që mbërrinin në Selanik./21Media

Back to top button