Cramon i reagon Grenellit: Herën tjetër sillni edhe pak para

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka reaguar ish- të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion ish-presidenti Trump.
Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon ka thënë se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë, duke e ftuar që herën tjetër ai të sjell pak para.
“Pika kufitare në Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro, para të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para”, ka shkruar Cramon./21Media

Back to top button