Kasami: Qeveria të jep llogari se ku gjendet deputeti Kastriot Rexhepi

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tashmë ka denoncuar në polici zhdukjen e deputetit Kastriot Rexhepi.
Kasami ka thënë se Qeveria duhet të jep përgjegjësi për këtë rast.

“Me deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi, më nuk bëhet fjalë për pushtet-opozitë, bëhet fjalë për vlerat bazë të demokracisë. Duhet të japin llogari ku është deputeti i Lëvizjes Besa dhe pas kësaj më Qeveria duhet të jep dorëheqje dhe duhet detyrimisht të ketë përgjegjësi për këtë situatë. Nuk mundet që një deputet të humbet dhe askush të mos ta dijë ku gjendet”, ka thënë ai.
Kasami ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të ndajnë çfarëdo informacioni në lidhje me deputetin.
“Bëj ftesë të gjithë atyre që mund të kenë informata se ku mund të gjendet Kastrioti, të informojnë organet e policisë, të afërmit, të më informojnë mua. Kjo veç më është situatë shumë serioze”, ka thënë Kasami.
I pyetur për videon që publikoi në rrjetet sociale Kastriot Rexhepi, Kasami ka thënë se nuk është asgjë valide, derisa deputeti të paraqitet vet fizikisht.
“Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, ka thënë ai./TV21
Back to top button