Cufaj: Akademia e Shkencave jashtë frymës së kohës, është për keqardhje

Një analizë e botuar muajin që shkoi nga AShAK-u, u debatua shumë nga opinioni e po vazhdon ende të jetë në qendër të debatit. AShAK duke u distancuar nga publikimi tha se kjo po e dëmton imazhin e akademisë.
Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i është kundërpërgjigjur Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut,. Kraja në përgjigjen e tij ka thënë se për analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, merr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit.
Por, sh-ambasadori Beqë Cufaj sonte në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se Akademia e Shkencave duhet të reflektojë pasi që tani për tani është për keqardhje.
“Nuk është çështje e debateve, por nganjëherë bjen një rastësi siç ka rënë ky pamflet, pamflet për keqardhje, thjeshtë publicistik. Vetë Akadamia si e tillë duhet të shohë se cilat janë rrugët dhe mundësitë që të hapet. Kosova ka ecur shumë më shumë se sa Akademia kujton, mendon e nuk don”, ka thënë Cufaj./21Media

Back to top button