Çun Lajçi: Nuk jetohet nga shitja e librave, as me pagën e aktorit

 
“Si artist nuk jetohet”, me këto fjalë artisti Çun Lajçi nisi rrëfimin e tij për jetën e një artisti në trojet shqiptare, në intervistën e TV21 të realizuar në Kërçovë.
Thotë se të paktë janë artistët që mund të jetojnë nga libri dhe i vetmi sipas tij është shkrimtari Ismail Kadare.
Me pagën që marrin aktorët, të cilin profesion e ushtron edhe ai, sipas tij mund të jetohet vetëm 10 ditë.
“Nuk jetohet as me pensionin që e marrim”, tha Lajçi.
Kritikon pushtetarët, pasi sipas tij as nuk e kanë vizituar stendën e tij.
Thotë se vetëm tre prej tyre kanë ardhur për ta vizituar dhe kanë blerë libra: Kryebashkiaku i Tiranës – Erion Veliaj, i pari i Kërçovës – Fatmir Dehari dhe i pari i Dibrës – Hekuran Duka./21Media

Back to top button