Florian Marku ballafaqohet sonte me Jorick Luisetto

Boksieri shqiptar Florian Marku do të synojë sot që ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e lehta, ku do të boksojë kundër boksierit francez Jorick Luisetto.
Marku dhe Luisetto do të përballen në stadiumin e “Wembleyt” në Londër, ku kjo përballje i takon meçit kryesorë mes Riakporhe dhe Durodola.
Meçi mes Markut dhe Luisettos do të zhvillohet në tetë raunde, dhe është në kuadër të peshave të lehta, në kategorinë deri në 66.7 kilogramë.
Marku do të hyjë në ring me një rekord fantastik pa humbje, dike regjistruar nëntë fitore dhe një barazim, ku gjashtë nga fitoret kanë ardhur pas nokautit.
Në anën tjetër, Luisetto i rikthehet ringut me një rekord prej 11 fitoreve dhe dy humbjeve, ku tre nga to i ka fituar me nokaut.
Në meçin e tij të fundit, Marku e mposhti boksierin Maxim Prodan pas një vendimi të ndarë nga gjyqtarët.
Meçi i sotëm mes Florian Markut dhe Jorick Luisettos fillon nga ora 22:00 dhe zhvillohet në “Wembley” të Londrës.

Back to top button