Çyçavica po bëhet me ujë të pijes

Në malin e Çyçavicës, në Bequk të Vushtrrisë ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit që furnizon me ujë të pijes Artakollin, Mihaliqin e Epërm e Druarin.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me këtë rast ka thënë se është krenar sepse me këtë projekt, ku pothuajse e tërë Çyçavica po bëhet me ujë të pijes dhe po zgjidhen problemet e kamotshme të banorëve të kësaj ane për furnizim të ujit të pijes.
“Ky është projekti më jetik kapital i kësaj zone, sepse e rikthen ujin e bashkë me të edhe jetën. Projekti po financohet nga CDI dhe Qeveria”, tha Tahiri në një postim në Facebook.

Back to top button