Daçiq: Ata që duan të vendosim sanksione ndaj Rusisë janë kundër Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se ata që kërkojnë nga Serbia të imponojë sanksionet ndaj Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë.
Daçiq ka thënë  se Serbia tani është në një situatë ku pritet të zgjedh një anë dhe sipas tij, secili niset nga interesat e veta, ndaj është i logjikshëm qëndrimi i Serbisë.

“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por detyrimi ynë është që politikën e jashtme ta harmonizojmë gradualisht me Brukselin”, ka thënë Daçiq për RTS.
Ai tutje ka shtuar se fuqitë perëndimore do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO apo edhe në OKB, dhe më pas Serbia “nuk ka kujt t’i drejtohet, përveç Rusisë”./21Media
Back to top button