Presidenca reagon pas deklaratës së Daçiqit

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë.
Në një Twitter, Vela ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një. Vela ka shtuar se një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE.
“Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një”, ka shkruar Vela ndër tjera në Twitter.

Back to top button