Daçiq: Kosova po mundohet t’i tregojë Serbisë ku të udhëtojë e ku jo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i është përgjigjur Blerim Velës, shefit të stafit të Presidentes së Kosovës i cili tha se Serbia po e shkel marrëveshjen e Ohrit. Daçiq ka thënë se keto vende i kanë pohuar se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.

Serbia po i jep shenja Perëndimit që nuk është në një vijë me politikën e jashtme të Kremlinit. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka vizituar tre vende të Azisë Qendrore të cilat janë nën ndikimin rus duke çuar mesazhe që janë në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit.

Daçiq e pranon që vizitat e tij në Kirgistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan nuk i ka bërë “kokë në vete”, por me pajtimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Duke i reaguar krye-këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Daçiq ka thënë se “Kosova po mundohet t’i tregojë Serbi ku të udhëtojë e ku jo.

Sipas tij, këto vizita janë shumë të rëndësishme për Beogradin.

“Nuk e di se në çfarë bote jetojnë ata njerëz kur mendojnë se duhet të vendosin se ku mund të udhëtojnë Serbia dhe ministri i jashtëm i saj dhe ku jo. Kjo vizitë e imja në vendet e Azisë Qendrore i lëndoi vërtet”, ka thënë Daçiq duke iu drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës.

Back to top button