Kaloni te përmbajtja kryesore

Daçiq: Serbia kurrë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës

(Lajm i përditësuar)

​Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq përkundër faktit që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për të mos penguar njëra-tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet.

“Dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës është në momente të rëndësishme dhe ndoshta edhe të ndërlikuara politike të 27 marsit në Bruksel dhe Ohër dhe kemi treguar përpjekjet tona për normalizim të marrëdhënieve dhe raporti i sekretares tregon se ende ka pasiguri për serbët dhe është e domosdoshme që marrëveshjet, duke filluar me marrëveshjet e nënshkruara 10 vjet më parë nga Hashim Thaçi nuk janë zbatuar plotësisht. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i komunave sa më shpejt që të jetë e mundur sepse është një mekanizëm për të ofruar siguri në rajonet e banuara me shumicë serbe… ky është një kusht për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër“, tha ai.

Daçiq: Asociacioni, kusht për zbatimin e marrëveshjeve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova është duke iu shmangur qëllimshëm marrëveshjeve të arritura.

Ai ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht që Beogradi ta zbatojë pjesën e vet.

“Ky është kushti për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Asociacioni është obligim kombëtar i Prishtinës. Beogradi e ka mbështetur procesin e Brukselit”, ka thënë ai.

Tutje në fjalën e tij, Daçiq ka hapur temën e serbëve të zhvendosur ku ka shtuar se nga lufta janë mbi 200 mijë të tillë.

Daçiq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka folur për zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ai ka thënë se pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor të mbajtur sipas tij nga institucionet e Kosovës ka qenë shumë e vogël.

“14 persona me kombësi serbe kanë votuar në këto zgjedhje, nga 45 mijë. Është numër shumë i vogël dhe nuk dihet se sa është vlefshmëria kur pjesëmarrës kanë qenë një numër i vogël i popullatës”, tha Daçiq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button