Dafina feston 14 vjetorin e karrierës

 

Janë bërë 14 vjet që kur Dafina Zeqiri është bërë pjesë e skenës muzikore.

Në 14 vjetorin e karrierës, këngëtarja ka falënderuar fansat e saj për përkrahjen, teksa ka paralajmëruar se nuk do të ndalet kurrë.

“Faleminderit! Të gjithëve! 14 vjet! Gjithmonë e juaja! Nuk do të ndalem kurrë! Vazhdojmë!”, ka shkruar Dafina Zeqiri në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, Dafina Zeqiri dje ka publikuar një projekt të ri muzikor. “Japa” titullohet kënga e re e Dafinës që deri tani ka arritur mbi 400 mijë klikime në Youtube./21Media

Back to top button