Hooperi s’do ta mbrojë më Thaçin

 

David Hooper s’do të jetë më avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale.

Gjykata ka bërë të ditur se Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe.

Në nëntor të vitit të kaluar, katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u arrestuan me urdhërarrest të Speciales.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e kësaj gjykate. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi./21Media 

 

Back to top button