Shqipëri, 1 viktimë nga Covid-19 dhe 35 raste të reja
Një viktimë dhe 35 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, bënë me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 10 raste të reja, duke vijuar me Shkodrën, 5 raste, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. /oranews