Dafina Zeqiri anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë
Këngëtarja Dafina Zeqiri është emri i radhës që i është bashkuar iniciativës së artistëve të tjerë të cilët nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Zeqiri e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në Instagram, me mbishkrimin “E anuluar”.
Tutje, e gjithë kjo erdhi si pasojë e ftesës që i është bërë artistit serb Goran Bregovic, i cili është i ftuar special në Festival.
Bashkia e Korçës, edhe pse i ka parë të gjitha reagimet në lidhje me ftesën që i kanë bërë Bregovic, ka dalë me njoftim se ai veçse e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe kjo gjë nuk mund të anulohet.
Capital T është njëri nga emrat e njohur që po ashtu anuloi pjesëmarrjen e tij.
Vesa Luma, Big Basta, Besa Kokëdhima, Lorik Cana, Genc Prelvukaj, Eni Koçi janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë reaguar në lidhje me ardhjen e Bregovic në Festivalin e Birrës./21Media
