Daka: Jam shkarkuar veç pse kam zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin

 
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot e ka cilësuar si jokushtetues, qesharak dhe të pambështetur në ligj vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e saj nga kjo pozitë.
Para gazetarëve, Daka ka deklaruar se procesi i shkarkimit të saj kishte nisur përmes kërcënimeve të Osmanit nga janari i këtij viti, në kohën kur ishte marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidimin e personave të shpallur fajtorë në tri vjetët e fundit për ndonjë vepër penale.
Shoqëria civle ka dalë në mbrojtje të ish kryesueses së KQZ-së, Valdete Dakës./21Media

Back to top button