Daka mbyll mbledhjen e KQZ-së pas debatit
Me debat të ashpër dhe përplasje mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetares së këtij komisioni, Valdete Daka e ka mbyllur mbledhjen.
Ajo ka thënë se mbledhja nuk mund të vazhdojë në kushte të tilla.
“Puna e QNR-së është komplet transparente. Po krijohet përshtypja se këto rregulla janë vendos enkas për këto zgjedhje. Jo nuk është e vërtetë. Këto rregulla kanë ekzistu gjithmonë janë të njëjta për të gjithë dhe asnjëherë nuk ka pas probleme e vërejtje”, tha Daka ndër tjera./21Media