Grenell e quan anti-amerikan: Ishte kundër politikës së SHBA-së

 

Ish i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell  e ka quajtur anti-amerikan kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin.

Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale I ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të ndalojë çdo veprim të Kurtit që të ndryshojë vendin ku pritet të hapet ambasada e Kosovës në Izrael.

 “Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithnjë është anti-amerikan”, tha Grenell.

Ai ka ftuar Jake Sullivan, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit Joe Biden, që të ndërhyjë duke mos lejuar ndryshimin e vendit për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump./21Media

Back to top button