Edhe një person zyrtar ndalohet për rastin “Subvencioni 2021”

 

Sot është ndaluar edhe një person për rastin “Subvencioni 2021”. Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se personi me inicialet A.B është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës.

Sipas njoftimit ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së.

“Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ditë më parë Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë realizuar operacionin “Subvencioni 2021” në Prishtinë, Istog, Gjilan dhe Lipjan ku janë arrestuar disa persona dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe marrje e dhënie ryshfeti./21Media

Back to top button