Daka: Rinumërimin po e vonojnë kandidatët dhe komisionerët

Pacolli: Mos i shkatërroni zgjedhjet!

“Mos i shkatërroni zgjedhjet me zhagitjen e numërimit të votave për kandidat” ka qenë reagimi i kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli, ku sipas tij, procesi i numërimit të votave për kandidatë po e shndërron çdo votë në mall shumë të shtrenjtë.

Por në komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se procesi po vonohet krejtësisht për shkak të kandidatëve dhe komisionerëve që sipas tyre, kanë tentuar të ndryshojnë vullnetin e popullit.

Ndërkohë në QNR thonë se, brenda dy ditëve pritet të përfundoj procesi I rinumërimit të 280 venvotimeve dhe të vazhdohet më rinumërimet e tjera./21Media

Back to top button