BE ndan 85 milionë euro ndihmë për refugjatët në Uganda

Shuma e fondit është paraparë për operacione njëvjeçare, duke nisur nga muaji qershor i këtij viti

Bashkimi Evropian ka ofruar 85 milionë euro për të ndihmuar fondin e operimeve të shpëtimit të qindra-mijërave refugjatëve që i janë drejtuar Ugandës nga fqinji i saj Sudani Jugor, është bërë e ditur sot përmes një kumtese në Bruksel.

Lajmërimi vjen para takimit të së premtes në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Me këtë shumë të hollash synohet rritja në gjithsej dy miliardë të fondit për shtetin e Afrikës lindore, i cili po përballet me popullsinë refugjate, shkruan Reuters.

Shuma e fondit është paraparë për operacione njëvjeçare, duke nisur nga muaji qershor i këtij viti. Uganda është duke mbajtur rreth 1.3 milion refugjatë, prej të cilëve 950,000 vlerësohet të kenë arritur nga Sudani Jugor, i cili është i përfshirë nga lufta civile.

Numri i madh i refugjatëve ka detyruar Agjencinë e OKB-së për ushqime që të shkurtojë racionet e ushqimit, transmeton AFP.

Samiti i së premtes në Kampala organizohet nga Kombet e Bashkuara dhe Uganda, dhe aty pritet të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutters.

Back to top button