Daka: Të verbërit do të votojnë plotësisht të pavarur

Personave të verbër iu mundësohet ruajtja e fshehtësisë së votës

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka takuar kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku.

Daka tha se personat e verbër gjatë këtyre zgjedhjeve do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në mënyrë plotësisht të pavarur.

Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo Qendër Votimi (889 Qendra Votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe Listën e Kandidatëve të Subjekteve Politike në këtë shkrim./21Media

Back to top button