Kaloni te përmbajtja kryesore

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot (e shtunë) se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë.

‘Dardanët’ do të përballen me Islandën më datë 20 mars në kuadër të ndeshjes së parë të ‘play-off-it’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në ndërkohë, dueli i kthimit do të luhet pas tri ditësh në Spanjë, pasi stadiumi i Islandës është momentalisht në rinovim. 

Sipas njoftimit biletat në jug dhe në veri kushtojnë 5 euro, ato në tribunën lindore kushtojnë 10 euro, teksa në pjesën perëndimore kanë çmim prej 20 eurosh. 

Klikoni KËTU për të blerë biletat e ndeshjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button