Dalin pamje të reja ku humbën jetën së paku 51 persona

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
TV21 ka siguruar pamje nga vendi i improvizuar si diskotekë ku dyshohet se fishekzjarret shkaktuan zjarrin e kobshëm për të rinjtë që zbaviteshin me grupin DNK.
Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për dalje.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, ka edhe qindra persona të lënduar, ku 118 prej tyre janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit, Shtipi dhe Koçanit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?