February 22, 2019Përditesimi i fundit: February 22, 2019
Premtohet që brenda mundësive buxhetore të vazhdohet me rritjen e pensioneve
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se sot janë procesuar për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar.
“Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale”, ka shkruar Reçica në Facebook.