Daliy Mail shkruan për sulmin ndaj të moshuares: Moment tronditës

Ngjarja që tronditi shqiptarët, ku e moshuara u sulmua nga infermierët në shtëpinë e pleqve “Orenda’” në Pejë , u pasqyrua edhe nga gazeta britanike “Daily Mail”
Kjo e përditshme ka publikuar pamjet se si infermierët sulmuan të moshuarën me Alzheimer.
“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar “Daily Mail”.
Kjo përditshme po ashtu ka shkruar për arrestimin e infermiereve, si dhe kanë përfshirë edhe reagimin e Ministrit të punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla./21Media

Back to top button