Dalot për paraqitjen kundër Francës: Ëndrra ime u bë realitet

 
Diogo Dalot iu dërgoi një mesazh tifozëve portugezë pas debutimit me Kombëtaren e Portugalisë, në barazimin e mbrëmshëm 2:2 kundër Francës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester United bëri paraqitjen e parë, ku hyri në pjesë të dytë si zëvendësues i Nelson Semedos.
Tani, 22-vjeçarit iu bë realitet ëndrra për t’u paraqitur me shtetin e tij dhe këtë gëzim e ndau në rrjetet sociale.
“23.06.2021. Sot, këtë ditë do ta mbaj në mend si ditën që njëra nga ëndrrat e mija u bë realitet. Çfarë nderi i madh është të paraqitem për shtetin tim, në finale të një Evropiani, dhe në fazën e grupeve”, shkroi Dalot në Twitter.
Dalot u paraqit me Portugalinë U21, me të cilën arriti deri në finale të Kampionatit Evropian, duke e humbur nga Gjermania me rezultat minimal 1:0. Ndërsa, ai u promovua në skuadrën kryesore të Kombëtares së Portugalisë si zëvendësim i yllit të Manchester Cityt, Joao Cancelo, i cili u infektua virusin COVID-19.

Back to top button