SHBA-ja e zhvendos misionin diplomatik nga Kabuli në Katar

 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë  se Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur praninë e saj diplomatike nga Kabuli në Doha të Katarit, ku talibanët e kanë një zyrë politike.
“Ka filluar një kapitull i ri i angazhimit të Amerikës me Afganistanin”, tha Blinken.
Që nga 14 gushti, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evakuuan më shumë se 122,000 njerëz nga Kabuli.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët, do të vazhdojnë përpjekjen për të ndihmuar amerikanët, shtetasit e huaj dhe afganët në rrezik të largohen përmes transportit rrugor ose atij ajror sapo të hapet aeroporti i Kabulit.
Ai tutje shtoi se talibanët do të duhet të plotësojnë premtimet e tyre se do të respektojnë lirinë e udhëtimit, të mos hakmerren, pastaj të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të grave dhe të mos lejojnë që vendi të bëhet një bazë për terrorizmin ndërkombëtar.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, sipas tij, do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare për Afganistanin përmes OKB -së dhe organizatave të tjera.

Back to top button