Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut iu vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore e Ferizajt ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares M.O.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Albënora Bekteshi – Hoti, zëdhënëse e Gjykatës.
Ajo ka thënë se të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri më 21 nëntor.
Pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja M.O, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, ndërkaq u bë e ditur më vonë se viktima ishte torturuar dy ditë deri në vdekje.
Më 24 gusht 2021, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka deklaruar se gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa e ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj 18 vjeçares për motive të ulëta xhelozie.
Dënim maksimal për vrasësit e 18-vjeçares kanë kërkuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /21Media

Back to top button