Dardan Molliqaj fton partitë opozitare t’i bashkohen protestës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sërish i ka ftuar tri partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovë dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Molliqaj ka thënë se protesta do të jetë paqësore, por nuk mohoi mundësinë e aksioneve simbolike para ekzekutivit.
Tutje, ai ka theksuar se propozimi i ZRrE-së duhet të hidhet poshtë dhe për një gjë të tillë do të angazhohen vazhdimisht.
Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektike, organizuar nga PSD, do të mbahet më 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./21Media

Back to top button