Kaloni te përmbajtja kryesore

Sonte jepet shfaqja ”Nyjat”, në teatrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Shfaqja ”Nyjat” do të jepet sonte në ora 20:00 në Teatrin Shqiptar.
Drama është e shkruar nga Refet Abazi dhe është në regji të Kushtrim Bekteshit dhe është hera e parë që vihet në skenë dhe publiku do të ketë mundësinë për herë të parë ta shijojë lojën e aktorëve dhe gjithë komponentët e tjerë.
Në emisionin ”Për ditë të mbarë”, sot përmes një lidhjeje direkte ka folur regjisori, Kushtrim Bekteshi, drejtori dhe aktori, Adem Karaga si dhe aktori, Bislim Muçaj.
Bekteshi ka treguar se tema që trajtohet në shfaqje flet për nyjet në fatet e personazheve, luftën mes dritës dhe errësirës, të mirës dhe të keqës si dhe në aspekt metafizik në nyjen në mes Zotit dhe djallit.

Tutje edhe drejtori i teatrit, Adem Karaga ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të madh ndërmjet stafit të cilën kanë pasur një energji dhe dashuri për punën.

Ndërsa, aktori, Bislim Muçaj ka folur më shumë rreth personazhit të cilin do ta luaj.

Në këtë shfaqje do të luajnë: Adem Karaga, Fisnik Zeqiri, Bislim Muçaj, Teuta Ajdini Jegeni, Amernis Nokshiqi, Osman Ahmeti, Sabina Memishi, Mentor Kurti, Ibrahim Xhemaili, Hetem Etemi, Rahim Ramadani, Abedin Alimi dhe Erdin Xhemaili.
Ndërsa, shfaqja do të japë dy premiera sonte dhe nesër, kjo për arsye se kapaciteti në teatër do të jetë i përgjysmuar, për shkak masava aniCOVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button