​”Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit.

“Dardanët” përfunduan seanca të lehta stërvitore, si fizike ashtu edhe teknike.

Nesër me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Back to top button