Nënkryetari i Prishtinës i reagon Muratit: Zotëri Manipulues, asnjë cent shtesë s’e keni ndarë për Kryeqytetin

(Lajm i përditësuar)


Nënkryetari i Prishtinës i reagon Muratit: Zotëri Manipulues, asnjë cent shtesë s’e keni ndarë për Kryeqytetin

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, reagoi ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot gjatë ditës tha se komuna e Prishtinës kurrë më shumë se tash s’ka pasë buxhet dhe se udhëheqësve të kryeqytetit iu duhet vetëm të punojnë.

Duke e quajtur  Muratin manipulues Zogaj tha  se granti shtesë që përmendi ai i takon kryeqytetit me ligj, ndërsa e akuzon se Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

Sipas Zogajt fondet nga Qeveria po ndahen me censusin e vitit 2011 kur në Prishtinë kishte shumë më pak banorë sesa që ka tash.


Murati: Komuna e Prishtinës e ka më mirë buxhetin së kurrë më parë

Murati: Komuna e Prishtinës e ka më mirë buxhetin së kurrë më parë, por s’mund t’i detyrojmë të punojnë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, por edhe kur në pushtet qendror ishte vetë LDK.

Murati tha se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna. Ai gjithashtu ironizoi me komunën që e udhëheq Përparim Rama, duke thënë se s’mund t’i detyrojnë të punojnë.

Kjo deklaratë e tij vjen si reagim ndaj asaj që tha nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, se janë të pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë meqë, sipas tij, kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

Back to top button