Darkë në mes krerëve të koalicionit me Thaçin e Ramën

Krerët e shtetit bashkë me kryeministrin e Shqipërisë

Krerët e koalicionit PANA, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama të dielën mbrëma darkuan së bashku .

Presidenti Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj u takuan në një tavolinë me verë e ëmbëlsira.

Duke qenë se fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe duke parë pozicionimin e Thaçit, lë dyshimin se fotoja është bërë në shtëpinë e këtij të fundit.

Kohëve të fundit ka pasur përplasje rreth temave politike mes koalicionit qeverisës. Ani pse pas takimit të koalicionit qeverisës më 30 janar, Qeveria përmes një komunikate ka bërë të ditur se koalicioni është stabil, nuk e ka vlerësuar njejtë edhe Haradinaj. Haradinaj ka thënë se brenda koalicionit ka mospajtime, duke e lënë të hapur mundësinë se Qeveria mund të rrëzohet./21Media

Back to top button