Takohen Thaçi e Haradinaj

Thaçi udhëton në SHBA

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim sot presidentin e shtetit, Hashim Thaçi, në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore.

Ky takim ka ardhur para udhëtimit të Thaçit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mbrëmë krerët institucional, Thaçi, Haradinaj, Veseli, si dhe zëvendësministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj janë takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./21Media 

Back to top button