Data e zgjedhjeve, Begaj takohet me krerët e Grupeve Parlamentare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka thirrur në Presidencë krerët e Grupeve Parlamentare.
Mësohet se mbledhja me ligjvënësit do të bëhet për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.
Gjatë të hënës, Presidenti Bajram Begaj është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri priten të zhvillohen në periudhën 15 prill deri në 15 maj./Vizionplus

Back to top button