David Dreshaj ka gati projektin e ri

“Asaj” është projekti më i ri i cili do të lansohet së shpejti nga këngëtari, David Dreshaj.

Më 23 gusht, në orën 17:00 është koha dhe data kur do të keni mundësi të dëgjoni projektin e paralajmëruar kohë më parë të Davidit.

Tutje, përmes fotografive të postuara në rrjetet sociale, duket se Dreshaj do të sjellë një projekt ndryshe nga ç’jeni mësuar të shihni.

Gjithashtu, është publikuar sekuencë nga kënga më e re e artistit.

E fundit nga Dreshaj është “Egoiste”./21Media

Back to top button