Blinken: Donacioni prej 500 mijë dozave e sjell Kosovën 20 për qind më afër qëllimit për vaksinim

Sot, në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë prej 35 mijë vaksinave, nga 500 mijë sosh, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin për Kosovën.
Antony Blinken, sekretar amerikan i Shtetit, këtë po e sheh si diçka që përfaqëson lidhjet e palëkundura mes dy popujve.
Tutje, Blinken, ka thënë se këto vaksina e sjellin Kosovën për 20% më afër arritjes së qëllimit të vaksinimit.
“Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500 mijë doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter./21Media
 
 
 
 
 

Back to top button