David ia zbulon Victorias një sekret: Ka ngrënë për 25 vjet këtë ushqim!

David Beckham ka bërë të ditur se gruaja e tij, Victoria Beckham ka ngrënë ushqimin e njëjtë për 25 vjet.
46 vjeçari ka thënë se ka dëshirë ta ndajë ushqimin me të tjerët, por bashkëshortja e tij dëshiron të hajë vetëm peshk të përgatitur në skarë dhe perime në avull, ku pranoi se një herë ka kërkuar një ushqim tjetër e që sipas tij, ishte nata e preferuar e tij.
“Kur une ha diçka të mirë, dua ta ndajë me të gjithë, dua të gjithë ta provojnë atë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë gjënë e njëjtë për 25 vjet. Që nga koha kur unë e njoh ajo ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull”, ka thënë Beckham!
Victoria kohë më parë pati bërë të ditur se ajo nuk ka dëshirë të konsumojë ushqime që piqen në vaj, që kanë salcë, aq me pak mish të kuq.
Ajo pranoi se ushqimi që e ka më me dëshirë mund të jetë diçka si tost me kripë, madje edhe tortën e ditëlindjes e ka me fruta./21Media

Back to top button