De Paul thotë se Argjentina është kombëtarja më e mirë në botë

Pas ndeshjes mes Kombëtares së Brazilit dhe asaj të Argjentinës, Rodrygo De Paul ka thënë se kampioni i botës është kombëtarja më e mirë në botë.

Argjentina e mposhti 1:0 Brazilin si mysafire, në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

De Paul pas ndeshjes tha se ai tregoi edhe një herë që është duke dhënë gjithçka për fanellën argjentinase.

“Ne jemi kombëtarja më e mirë në botë. Ne flasim në fushë, ne kemi këllqet e mëdha. Unë tregova edhe një herë që po jap gjithçka për këtë fanellë. Ne bëmë histori”, tha Rodrygo.

Back to top button