Politikani serb, Bogdanoviq: Adem Jashari nuk është terrorist, mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se e vërteta për familjen Jashari është shtrembëruar vazhdimisht nga Serbia.
Sipas tij, Adem Jashari nuk është terrorist, siç pretendohet në Serbi.
“Ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij Ai dha jetën në shtëpinë e tij në luftën me skuadrën e vdekjes së Millosheviqit dhe thuajse e gjithë familja e tij u masakrua, duke përfshirë gruan dhe fëmijët!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën X.
Adem Jashari nuk është terrorist
Ai mbrojti shtëpinë dhe familjen e tij
Ai dha jetën në shtëpinë e tij në luftën me skuadrën e vdekjes së Millosheviqit dhe thuajse e gjithë familja e tij u masakrua, duke përfshirë gruan dhe fëmijët!
Kjo është e vërteta që të gjithë duhet ta dinë— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 19, 2023
Opozitari i Vuçiqit ka thënë kjo është e vërteta që të gjithë duhet ta dinë.
Bogdanoviqi është larguar përfundimisht nga Serbia, ai ka renditur aryset pse e ka bërë këtë.
“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?